Komuna e Suharekës gjatë 2021’s ka mbledhur mbi 100 mijë euro nga regjistrimi i automjeteve

24.11.2022

Të hyrat vetanake janë pjesë e pandashme e buxhetit të përgjithshëm të komunave. Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç granteve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët. Deri në nëntor të vitit 2021 Komuna […]

Komuna e Suharekës gjatë 2021’s ka mbledhur mbi 100 mijë euro nga regjistrimi i automjeteve Foto: Ilustrim

Të hyrat vetanake janë pjesë e pandashme e buxhetit të përgjithshëm të komunave.

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç granteve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Deri në nëntor të vitit 2021 Komuna e Suharekës ka mbledhur gjithsej 1,691.106.70 euro nga të hyrat vetanake pa dënime.

Sipas raportit vjetor 2021 për të hyrat vetanake të Komunës së Suharekës figuron se ato janë realizuar në masë prej 100.6% ose 881,861.13 euro nga tatimi në pronë, 90% ose 148.491.71 euro nga taksat në aktivitet, 32% ose 40,725.00 euro nga taksa e rent dhe qira, 82% ose 128.260.00 euro nga taksa e regjistrimit të automjeteve.