Komuna e Suharekës e përvetëson projektin që është mbi 70% investim i Ministrisë së Infrastrukturës

20.09.2022

Gjatë ditës së djeshme kanë filluar edhe zyrtarisht punimet për ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat Mushtisht-Baqevc-Sallagrazhdë-Greikoc-Malësi e Re, rrugë kjo e cila do t’u hyjë në punë banorëve të kësaj zone. Atje, për t’a parë ecurinë e punimeve, të rregullimit të kësaj rruge ka shkuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Kryetari […]

Komuna e Suharekës e përvetëson projektin që është mbi 70% investim i Ministrisë së Infrastrukturës Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme kanë filluar edhe zyrtarisht punimet për ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat Mushtisht-Baqevc-Sallagrazhdë-Greikoc-Malësi e Re, rrugë kjo e cila do t’u hyjë në punë banorëve të kësaj zone.

Atje, për t’a parë ecurinë e punimeve, të rregullimit të kësaj rruge ka shkuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj si dhe faqja e Komunës së Suharekës ka bërë njoftimin për nisjen e punimeve për ndërtimin e kësaj rruge, por asnjëri prej tyre nuk e kanë përmendur që ky investim është edhe i Ministrisë së Infrastrukturës.

Përmes një reagimi në Facebook, asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Suharekë, Liridon Fandaj ka theksuar se as në njoftimin e Komunës e as në njoftimin e Kryetarit nuk u cek që ky është investim i Ministrisë së Infrastrukturës.

“Investimi i Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e rrugës Mushtisht- Baqevc- Sallagrazhdë- Greikoc – Malësi e re filloi të realizohet sot. Por as në njoftimin e Komunës e as në njoftimin e Kryetarit nuk u cek që ky është investim i Ministrisë së Infrastrukturës”, thuhet në reagimin e Fandajt.

Për këtë investim të kësaj rruge ishte nënshkruar memorandumi nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

“Ndërtimi i rrugës Baçevc – Sallagrazhdë – Greikoc – Korishë, kodi i projektit nr. 10041 në vlerë prej 400,000€. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës e financon projektin me 400,000€, ndarjet buxhetore për vitin 2022 janë 100,000€, ndërsa për dy vitet në vijim mjetet buxhetore të parashikuara janë 300,000€”, thuhet në memorandumin e nënshkruar nga MMPHI dhe Komuna e Suharekës.