Komuna e Suharekës e para e akceptueshme në projektet e Bashkimit Evropian/Komisionit Evropian

07.06.2022

Komuna e Suharekës ka dalar me një njoftim mbi suksesin në procesin e aplikimit në TAIEX EU Commission Komuna e Suharekës – e para me një qasje të tillë – akses direkt në TAIEX Bruksel. Nga programi TAIEX: “Mbështetje Strategjike –TAIEX-, për Autoritetet Vendore”. TAIEX: Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit […]

Komuna e Suharekës e para e akceptueshme në projektet e Bashkimit Evropian/Komisionit Evropian Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka dalar me një njoftim mbi suksesin në procesin e aplikimit në TAIEX EU Commission

Komuna e Suharekës – e para me një qasje të tillë – akses direkt në TAIEX Bruksel.

Nga programi TAIEX: “Mbështetje Strategjike –TAIEX-, për Autoritetet Vendore”.

TAIEX: Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian. (Technical Assistance and Information Exchange instrument of the European Commission.)

Trajnim me titull:“Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve në menaxhimin dhe trajtimin e ujërave të zeza përmes impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, bazuar në përvojën e BE-së”.

Zyra për Integrime Evropiane në Komunë, në bashkëpunim me drejtorinë e Administratës (projektin ERPK Suharekë), pas aplikimit të suksesshëm në TAIEX, përfiton një trajnim “Menaxhimi i Impianteve të Ujrave të Zeza – “Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve në menaxhimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, përmes impianteve të trajtimit të ujërave të zeza bazuar në përvojën e BE-së”.

Temat kryesore që do të trajtohen (dhe zyrtarët relevant që do marrin pjesë nga DSHPME dhe Hidroregjioni Jugor – kryesisht nga njësia lokale), janë:

1) Menaxhimi i ujërave të zeza sipas praktikave më të mira të BE-së;
2) Menaxhimi i impianteve të trajtimit të ujërave të zeza sipas praktikave më të mira të BE-së;
3) 15 zyrtarë lokal dhe regjional – të lidhur direkt me temat.