Komuna e Suharekës e dyta për nga numri i ndreqjeve të problemeve të raportuara nga qytetarët

30.07.2021

Është shqetësuse fakti se qytetarët e vendit tonë përballen me probleme të shumta. Shumë qytetarë përdorin pltaformën online “Ndreqe”, ku mund të bëjnë ankesa për shërbime publike komunale të cilat portretizohen në një hartë interaktive. Platforma u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një […]

Komuna e Suharekës e dyta për nga numri i ndreqjeve të problemeve të raportuara nga qytetarët Foto: Ilustrim

Është shqetësuse fakti se qytetarët e vendit tonë përballen me probleme të shumta.

Shumë qytetarë përdorin pltaformën online “Ndreqe”, ku mund të bëjnë ankesa për shërbime publike komunale të cilat portretizohen në një hartë interaktive. Platforma u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.

Ankesat e raportuara në ndreqe dërgohen për t’u rregulluar tek zyrtarët përgjegjës të komunave. Secili qytetar mund të shohë ankesat e raportuara, mund të përditësoj ato apo abonohet për njoftime.

Përveç kësaj, ndreqe krijon një atmosferë të pjesëmarrjes qytetare, ku qytetarët mund të përfshihen drejtpërdrejtë në ankesa tek qeverisja lokale. Iu mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat për shërbime publike në lagjet dhe fshatrat e tyre.

Komuna e Suharekës ka vazhduar të tregojë progres në këtë drejtim, duke rregulluar një përqindje të madhe të problemeve që i kanë raportuar qytetarët.

Komuna e Prishtinës renditet e para me 483 probleme të ndrequra, pas saj vjen Suhareka me 198 të ndrequra e 35 presin të ndreqen.

Ndërsa pas Komunës së Suharekës, renditet Prizreni me 162 ndreqje dhe 331 ankesa pritet të ndreqen.