Komuna e Suharekës dhe ajo e Prizrenit lidhin marrëveshje për transferim të përhershëm të mësimdhënësve

02.09.2022

Komuna e Suharekës dhe Komuna e Prizrenit kanë lidhur një marrëveshje të mirëkuptimit. Marrëveshja e mirëkuptimit e hartuar me datën 26.08.2022 në Komunën e Prizrenit e lidhur mes kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj ka për qëllim transferimin e përhershëm të mësimdhënësve të cekura në nenin 2, të kësaj marrëveshje […]

Komuna e Suharekës dhe ajo e Prizrenit lidhin marrëveshje për transferim të përhershëm të mësimdhënësve Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës dhe Komuna e Prizrenit kanë lidhur një marrëveshje të mirëkuptimit.

Marrëveshja e mirëkuptimit e hartuar me datën 26.08.2022 në Komunën e Prizrenit e lidhur mes kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj ka për qëllim transferimin e përhershëm të mësimdhënësve të cekura në nenin 2, të kësaj marrëveshje të mirëkuptimit.

Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria e Arsimit ka dhënë pëlqimin nr.2747/22 të datës 25.08.2022 që mësimdhënësja Nora Shantiri-Bytyqi e sistemuar në vendin e punës mësusese klasore në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Prizren, të trasnferohet në SHFMU “Hasan Prishtina” në Semetisht në Komunën e Suharekës, në të njëjtin vend të punës mësuese klasore.

Komuna e Suharekës, përkatësisht drejtoria e SHFMU “Hasan Prishtina” në Semetisht ka dhënë pëlqimin që mësimdhënësja Jetesa Bytyqi e sistemuar në vendin e punës mësuese klasore në këtë shkollë të transferohet në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Prizren, në të njëjtin vend të punës mësuese klasore.

Nga kjo marrëveshje mirëkuptimi thuhet se transferimi i mësimdhënësve të cekura më lartë bëhet me pëlqimin paraprak të tyre, duke mos i dëmtuar në profesionalizëm dhe aftësitë e tyre dhe në nivelin e njëjtë të pagës.

Më poshtë mund të gjeni marrëveshjen e mirëkuptimit të lidhur mes Komunës së Suharekës dhe asaj të Prizrenit.