Komuna e Suharekës anulon tenderin për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”

11.08.2022

Në njoftimin e publikar në sistemin elektronik të prokurimit thuhet që autoriteti kontraktues ketë aktivitet të prokurimit nuk e ka në planin buxhetor siç e ka patur me rastin e inicimit dhe është e pamundur të bëhet edhe zotimi i mjeteve që është kusht për nëshkrim te kontratave publike. Vendimi për anulim gjithashtu është i […]

Komuna e Suharekës anulon tenderin për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” Foto: Ilustrim

Në njoftimin e publikar në sistemin elektronik të prokurimit thuhet që autoriteti kontraktues ketë aktivitet të prokurimit nuk e ka në planin buxhetor siç e ka patur me rastin e inicimit dhe është e pamundur të bëhet edhe zotimi i mjeteve që është kusht për nëshkrim te kontratave publike.

Vendimi për anulim gjithashtu është i bazuar edhe në vendimin e OSHP-së nr.276/21 të datës: 21.07.2022, e që ceket se ka kaluar një kohë relativisht e gjatë që kjo procedurë është në ankesë dhe janë tejkaluar të gjitha afatet kohore.

Rikujtojmë që tenderi “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës Ukë Bytyqi-Faza e dytë” është iniciuar më 2 shator të vitit 2020, dhe nga atëherë ka qenë subjekt i OSHP-së për 4 herë./SuharekaOnline/

079-NJOFTIM-PER-VENDIMIN-shtepia-e-kultures