Komandanti i Zjarrfikësve në Suharekë: Zjarret janë të qëllimshme dhe po shkaktohen nga dora e njeriut

03.08.2021

Në disa lokacione në Komunën e Suharekës zjarri ka shpërthyer që disa ditë. Disa vendbanime të Komunës së Suharekës janë duke u përballur me zjarre të mëdha. Zjarri i madh dhe numri i vogël i zjarrfikësve ka bërë që në disa raste situata të ishte vështirë e menaxhueshme. Në pjesën malore të fshatit Bukosh ende […]

Komandanti i Zjarrfikësve në Suharekë: Zjarret janë të qëllimshme dhe po shkaktohen nga dora e njeriut Foto: Ilustrim

Në disa lokacione në Komunën e Suharekës zjarri ka shpërthyer që disa ditë.

Disa vendbanime të Komunës së Suharekës janë duke u përballur me zjarre të mëdha.

Zjarri i madh dhe numri i vogël i zjarrfikësve ka bërë që në disa raste situata të ishte vështirë e menaxhueshme.

Në pjesën malore të fshatit Bukosh ende nuk ka arritur të shuhet zjarri që ka përfshirë këtë pjesë.

Njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe shumë vullnetarë që nga vikendi po shërbejnë në tetë lokacionet e Suharekës, ku po dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Kjo komunë ka vetëm 12 zjarrfikës, pa përfshirë komandantin, ndërkohë që sipas ligjit do të duhej të kishte më shumë se 40.

Komandanti i Shërbimit të Zjarrfikësve në Suharekë, Vehbi Krasniqi ka theksuar se terreni është i papërshtatshëm dhe se po tentojnë të lokalizojnë malet e fshatit Bukosh.

Po ashtu, Krasniqi ka shtuar se forcat e tyre janë të gjitha të angazhuara në këtë terren të papërshtatshëm tani jemi në lokalizim e sipër.

“Në tri ditët e fundit kemi shpërthim të zjarrit në të gjithë territorin e komunës. Momentalisht gjendemi në pjesën malore mes fshatit Bukosh dhe fshatit Vraniq, ku ky zjarr ka shpërthyer që dy ditë. Forcat tona janë të gjitha të angazhuara në këtë terren të papërshtatshëm tani jemi në lokalizim e sipër”, tregon ai.

Krasniqi thekson se këto zjarre janë të qëllimshme dhe po shkaktohen nga dora e njeriut.

“Zjarret shihen që janë të qëllimshme, të gjitha këto po i shkakton dora e njeriut. Mjaft me këto, të kenë kujdes kur dalin në piknikët e tyre. Të kenë kujdes duhanpirësit.

Një cigare që hidhet i shkakton të gjitha këto. Mos të shkaktojnë këto dëme, mos të prishin këto bukuri natyrore që i ka falë natyra. Të ruajmë mbi të gjitha jetën e njeriut”, thekson ai.

Ndryshe në mëngjesin e sotëm Suharekën e ka vizituar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti fillimisht u prit në zyrën e kryetarit të Komunës z, Bali Muharremaj, kurse më pastaj kanë vizituar Zonën Industriale dhe fshatin Studençan.

Ai gjatë kësaj vizite ka takuar edhe disa nga banorët e Studençanit të cilët janë shprehur se fatmirësisht përveç dëmëve materiale pasoja tjera nuk kemi.

Kyreminsitri i Republikës së Kosovës Albin Kurti tha se: “Jam këtu në mënyrë që të njoftohem për së afërmi me gjendjën pas një numri të madh të shpërthimit të zjarreve në këtë Komunë dhe të shoh si qeveri se çka do të mund të ndihmojmë duke u përqëndruar te nevojat urgjente së pari.