Kjo është agjenda e Komunës së Suharekës për shënimin e 28 nëntorit

28.11.2022

Për nder të festave të 28 nëntorit, Komuna e Suharekës ka organizuar disa aktivitete të cilat pritet të ndodhin gjatë kësaj dite. Komuna e Suharekës ka njoftuar se sot në ora 10:00 fillimisht do të bëhen homazhe tek Parku i Dëshmorëve në Suharekë, raporton SuharekaOnline. Homazhet poashtu do të vazhdojnë edhe në qytet në nderim […]

Kjo është agjenda e Komunës së Suharekës për shënimin e 28 nëntorit Foto: Ilustrim

Për nder të festave të 28 nëntorit, Komuna e Suharekës ka organizuar disa aktivitete të cilat pritet të ndodhin gjatë kësaj dite.

Komuna e Suharekës ka njoftuar se sot në ora 10:00 fillimisht do të bëhen homazhe tek Parku i Dëshmorëve në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Homazhet poashtu do të vazhdojnë edhe në qytet në nderim të heronjëve dhe martir%ve që u flijuan për lirinë e vendit.

Ndërsa, në orën 12:00 në fshatin Mushtisht do të bëhet përurimi i shtatorëve të heronjëve kombëtar Adem Jasharit dhe Hasan Prishtinës.

“Agjenda e aktiviteteve për 28.11.2022

Në shënim të Festave të Nëntorit, nesër më 28.11.2022, organizohen homazhe nga ora 10:00, duke u takuar fillimisht tek Parku i Dëshmorëve në Suharekë.

Homazhet vazhdojnë më tutje edhe në qytet, në nderim të heronjve dhe martirëve që u flijuan për lirinë e vendit.

Ora 12:00, bëhet shpalosja e shtatorëve të heronjve kombëtar Hasan Prishtina dhe Adem Jashari në Mushtisht.” thuhet në njoftimin e komunës.