Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat republikane për lëndën e fizikës

20.02.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se edhe këtë vit shkollor janë mbajtur garat komunale për fizikantët e rinjë. DKA-Suharekë ka njoftuar se këto janë garat e XXIV me radhë të cilat mbahen në shkollat e Komunës së Suharekës, raporton SuharekaOnline. Poashtu, njoftohet se në këto gara kanë marr pjesë nxënësit e klasave […]

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat republikane për lëndën e fizikës Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se edhe këtë vit shkollor janë mbajtur garat komunale për fizikantët e rinjë.

DKA-Suharekë ka njoftuar se këto janë garat e XXIV me radhë të cilat mbahen në shkollat e Komunës së Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, njoftohet se në këto gara kanë marr pjesë nxënësit e klasave të IX-ta, X-ta, XI-ta dhe XII-ta dhe në garat në nivel të Kosovës do të marrin pjesë vetëm nga një nxënës i këtyre klasëve.

DKA-Suharekë tutje ka njoftuar se në garat komunale kanë qenë prezent gjithsej 47 nxënës nga 72 nxënës të cilët kanë qenë në listë.