Kështu u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës në fshatin Samadraxhë

18.10.2021

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota. Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i […]

Kështu u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës në fshatin Samadraxhë Foto: Ilustrim

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota.

Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i treti me 9,42% të votave apo 2 mijë e 494 vota dhe i fundit renditet Murtez Zekolli i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 8,80% të votave apo 2 mijë e 328 vota.

Sipas këtij rezultati, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me kandidatin Bali Muharremaj ka fituar Suharekën në raund të parë, pa balotazh.

Por, si u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës në fshatin Samadraxhë?

SuharekaOnline ka mbledhur rezultatet në katër qendrat e votimit në fshatin Samadraxhë, në 2418A/01R, 2418A/02R, 2418A/03R, 2418A/04D.

Sipas rezultateve të të katër qendrave të votimit në Samadraxhë, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 677 vota, pas tij vije Ardian Shala i LDK-së me 349 vota, Salih Zyba i LVV-së 93 vota dhe Murtez Zekolli i PDK-së me 130 vota.

SamadraxhëBali MuharremajArdian ShalaSalih ZybaMurtez Zekolli
2418A/01R148 vota / 60,53%62 vota / 20,39%27 vota / 8,88%31 vota / 10,20%
2418A/02R192 vota / 52,17%102 vota / 27,72%30 vota / 8,15%44 vota / 11,96%
2418A/03R165 vota / 53,75%81 vota / 26,38%25 vota / 8,14%36 vota / 11,73%
2418A/04D172 vota / 56,21%104 vota / 33,99%11 vota / 3,59%19 vota / 6,21%
TOTAL677 vota349 vota93 vota130 vota