Kështu do të duket mbikalimi që lidh “Shtigjet e Ecjes” me Zonën Industriale

29.07.2020

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim, në bashkëpunim me kompaninë projektuese është duke e hartuar projektin për Mbikalimin që lidhë Parkun e Madh-Shtiget e ecjes me Zonën Industriale dhe Zonën e Hisarit. Zhvillimi i qytetit viteve të fundit në këtë zonë, ndërtimi i parkut të qytetit-shtigjet e ecjes, pozita e lokacionit të Hisarit, tokat bujqësore, korridori […]

Kështu do të duket mbikalimi që lidh “Shtigjet e Ecjes” me Zonën Industriale Foto: Ilustrim

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim, në bashkëpunim me kompaninë projektuese është duke e hartuar projektin për Mbikalimin që lidhë Parkun e Madh-Shtiget e ecjes me Zonën Industriale dhe Zonën e Hisarit.

Zhvillimi i qytetit viteve të fundit në këtë zonë, ndërtimi i parkut të qytetit-shtigjet e ecjes, pozita e lokacionit të Hisarit, tokat bujqësore, korridori gjelbërues përgjatë Zonës Industriale, etj, ka bërë që të mendohet më shumë rreth lidhshmërisë së këtyre lokacioneve të cilat ndahen në dy pjesë nga Rruga “Brigada 123”.

Kjo lidhshmëri, përmes këtij mbikalimi, do të jetë në shërbim të qytetarëve, pronarëve dhe shfrytëzuesve të tokave të cilët do t’a frekuentojnë këtë zonë rekreative.

Gjatë takimit të sotëm, nga ana e kompanisë projektuese u bë një prezantim paraprak para ekipit koordinues të projektit, i cili do të prezantohet së shpejti para inxhinierëve komunal dhe qytetarëve.

Ky projekt është në fazë hartuese dhe synohet të përfundohet brenda këtij viti.

Në një prononcim për SuharekaOnline në qershor, kryetari Muharremaj, ka dhënë detaje për shtegun i cili pritet që të ndërtohet së shpejti. Sipas kryetarit shtegu do të filloj te vendi i quajtur “Hisari” apo “Dërven” dhe do të vazhdojë mbi lagjën e Bajraktarëve pjesa nën Zonën Industriale.

Gjithashtu në kuadër të tenderit parashihet që të ndërtohen edhe 10 parqe të reja në fshatrat e Suharekës, për të cilat Muharremaj ka përmendur vetëm disa prej tyre si: Semetisht, Sllapuzhan, Duhël, Kosterc, Vraniq, Sopijë etj.

Por paraprakisht duhet gjetur pronat komunale për të vendosur për ndërtimin e këtyre parqeve ka thënë Muharremaj.

Sipas dosjës së tenderit, parqet gjithashtu do të kenë ndriçim dhe këndin e lojërave për fëmijë. E tërë kjo parashihet të ketë vlerën investive jo më shumë se 274,174.10 € dhe është projekt me bashkfinancim.