Keqtrajtoi djalin e tij të mitur, arrestohet një i dyshuar në Suharekë

07.01.2023

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së premte në Suharekë. Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje rreth orës 15:00 ka arrestuar një person nëndyshimin se i njejti ka keqtrajtuar të birin e tij të mitur, raporton SuharekaOnline. Poashtu, është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa personi […]

Keqtrajtoi djalin e tij të mitur, arrestohet një i dyshuar në Suharekë Foto: Ilustrim

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së premte në Suharekë.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje rreth orës 15:00 ka arrestuar një person nëndyshimin se i njejti ka keqtrajtuar të birin e tij të mitur, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka bërë ende të ditur arsyen e keqtrajtimit të djaloshit, SuharekaOnline është duke provuar të marr përgjigje nga Policia e Kosovës në Suharekë për të sjellë detaje shtesë lidhur me rastin.

Suharekë 06.01.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka keqtrajtuar të birin e tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.