KEDS njofton për punime, të shtunën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

30.06.2022

Gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 – 09:50, nga ora 16:30 – 17:00 dhe prej orës 09:00 deri në ora 17:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të krijimit të kushteve të punës pa tension, largimi i urave […]

KEDS njofton për punime, të shtunën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 – 09:50, nga ora 16:30 – 17:00 dhe prej orës 09:00 deri në ora 17:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të krijimit të kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm si dhe realizimin e projektit Lot 8 Buzhala 1, lëshimi në punë i trafostacionit të ri.

1. Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Budakova (kodi: 32000008) prej orës 09:00-09:50 dhe nga ora 16:30-17:00.

Vendet: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqina I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2. Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: TS 10/04 kV Buzhala 1 (kodi: 32000008007) prej orës 09:00 deri në ora 17:00.

Vendet: Buzhala.

Arsyeja: Për realizimin e projektit Lot 8 Buzhala 1, lëshimi në punë i trafostacionit të ri.