KEDS njofton për punime, të shtunën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

13.10.2022

KEDS ka njoftuar se të shtunën, më 15 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në 15:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes […]

KEDS njofton për punime, të shtunën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se të shtunën, më 15 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në 15:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

Nga TS 110/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: fshatrat: Bajqevc, Bukosh, Delloc, Dubravë, Dvoran, Maçitevë, Mushtisht, Popolan, Savrovë, Sopijë dhe Vraniq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.