KEDS njofton për punime, të shtunën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

04.08.2022

Gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në 15:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive, ndërrimi/përforcimi i shtyllave, shtrëngim i përçuesve për siguri të sistemit. NS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet: Dalja 10[kV] […]

KEDS njofton për punime, të shtunën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në 15:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive, ndërrimi/përforcimi i shtyllave, shtrëngim i përçuesve për siguri të sistemit.

NS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Budakova (kodi: 32000008) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: fshatrat: Budakovë, Çadrak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Stravuçinë dhe Vërshec.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi/përforcimi i shtyllave, shtrëngim i përçuesve për siguri të sistemit.