KEDS njofton për punime, të premtën këto vende në Suharekë mbesin deri në 7 orë pa rrymë

13.04.2023

KEDS ka njoftuar se me 14 prill 2023, në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në këto dalje LP 10(kV) – J13 Gelanca (kodi:32000021), Dalja 10kV Budakova (kodi: 32000008) dhe LP 10kV […]

KEDS njofton për punime, të premtën këto vende në Suharekë mbesin deri në 7 orë pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se me 14 prill 2023, në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në këto dalje LP 10(kV) – J13 Gelanca (kodi:32000021), Dalja 10kV Budakova (kodi: 32000008) dhe LP 10kV J11 Z.Industriale (kodi: 32000022), raporton SuharekaOnline.

Në bazë të këtyre kodeve bëhet e ditur se përfshihen këto vende në të cilat do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike: Gelancë, bizneset si dhe shtëpitë përgjatë rr. Topliqan – Gelancë, një pjesë e fshatit përgjatë rr. Topliqan Leshan, Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqine I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II, Budakova, Shirokë dhe Zona Industriale.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

TS 110/10 [kV] Theranda  do të ndërprehet:

LP 10(kV) – J13 Gelanca (kodi:32000021) nga ora 10:00 deri ne ora 14:00

Vendet: fshatrat: Gelancë, bizneset si dhe shtëpitë përgjatë rr. Topliqan – Gelancë, një pjesë e fshatit përgjatë rr. Topliqan Leshan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion i daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuara); testimi i mbrojtjes rele.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Budakova (kodi: 32000008) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqine I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II, Budakova

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

LP 10kV J11 Z.Industriale (kodi: 32000022) nga ora 10:30 deri 11:30

Vendet: Shirokë, Zona Industriale.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, testimi i mbrojtjes rele.” thuhet në njoftimin e KEDS-it.