KEDS njofton për punime, të mërkurën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

18.07.2022

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00-14:00, nga ora 09:00 -12:00, nga 16:30 – 17:00 dhe 09:00 -17:00. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive, revizion ne LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara. Punimet në projektin […]

KEDS njofton për punime, të mërkurën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00-14:00, nga ora 09:00 -12:00, nga 16:30 – 17:00 dhe 09:00 -17:00.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive, revizion ne LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara. Punimet në projektin Budakova I lagjja e Palushit, si dhe vendosja e konzollave të tensionit të mesëm dhe lëshimi në punë i rrjetit të ri, dhe  Lidhja e urave për TS Lagjka Kokollarët. Projekte investive për zhvendosjen e TS.

1. TS 110/10kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10kV Mushtishti  (Kodi:32000002) prej orës 09:00 – 14:00.

Vendet: Fshatrat: Bajqevc, Bukosh, Delloc, Dubravë, Dvoran, Maçitevë, Mushtisht, Popolan, Savrovë, Sopijë dhe Vraniq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion ne LP 10kV, ndërrim/përforcim i shtyllave të dëmtuara.

2. Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Budakova (kodi: 32000008) nga ora 09:00 -12:00 dhe nga ora 16:30 – 17:00.

Vendet:  Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaçinç I, Çadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiçevci I, Buzhala I, Budakova II, Budakova.

Arsyeja: Punimeve ne projektin Budakova I lagjja e Palushit,  si dhe vendosja e konzollave të tensionit të mesëm dhe lëshimi në punë i rrjetit të ri, dhe  Lidhja e urave për TS Lagjka Kokollarët.

3. Në TS 110/35/10 kV Theranda Nga Dalja 10 kV Budakova do të nderprehet: NS 10/0.4kV TS Lagjja e Kokollarëve Budakovë ( me kod: 32000008021) nga ora 09:00 -17:00.

Vendet: TS 021 Lagjja e Kollarëve Budakovë.

Arsyeja: Projekte investive për zhvendosjen e TS.