KEDS njofton për punime, të mërkurën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

17.10.2022

KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 19 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 15:00, prej orës 09:00 deri në ora 14:00 dhe prej orës 10:00 deri në ora 16:00, […]

KEDS njofton për punime, të mërkurën disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 19 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 15:00, prej orës 09:00 deri në ora 14:00 dhe prej orës 10:00 deri në ora 16:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara dhe zhvendosjes së shtyllës metalike, evitim rreziku.

1. Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Mamusha (kodi: 32000006) prej ores 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Leshan, Tërrnje, Nëpërbisht, Mamushë, Zojzë, Medvec, Sërbicë e Ulët; afariste: Mulliri Rizam, Mulliri I Ri, Mulliri Xhevdet Mazrreku.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

2. TS 110/35/10  kV Theranda    do të ndërprehet: Dalja 10 kV Studenqani 2 (Kodi: 32000024)  prej orës 09:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Reshtani, Peqani i Vogël, Studençani dhe Samadraxha.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

3. Nga TS 110/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 10:00 deri në ora 16:00.

Vendet: fshatrat: Bajqevc, Bukosh, Delloc, Dubravë, Dvoran, Maçitevë, Mushtisht, Popolan, Savrovë, Sopijë dhe Vraniq.

Arsyeja: Zhvendosja e shtyllës metalike, evitim rreziku.