KEDS njofton për punime, të enjten disa vende të Suharekës do të mbesin pa rrymë

08.03.2022

Sipas njoftimit të KEDS, të enjten do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 15:00, prej 10:00 deri në 10:15 dhe prej14:45 deri në 15:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të krijimit të kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e […]

KEDS njofton për punime, të enjten disa vende të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të KEDS, të enjten do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 15:00, prej 10:00 deri në 10:15 dhe prej14:45 deri në 15:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të krijimit të kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm dhe ndërrimit të panelit të tensionit të ulët, sipas pëlqimit elektro-energjetik.  

1. NS 110/10kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10kV Rruga e Reçanit (Kodi: 32000005) prej 10:00-10:15 dhe nga ora 14:45-15:00.

Vendet: Pjesët periferike të Therandës (rr.Reçani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2. NS 10/0.4kV Bahtishahe Elshani Gashi Therandë (kodi: 32000005018) prej 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Një pjesë e rrugës “Brigada 123”.

Arsyeja: Ndërrimi i panelit të tensionit të ulët, sipas pëlqimit elektro-energjetik.