KEDS njofton për punime, nesër disa vende të Suharekës do të mbesin pa rrymë

05.07.2022

Gjatë ditës së mërkurë në disa vende të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në 14:00 dhe nga ora 09:00 deri në 16:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara […]

KEDS njofton për punime, nesër disa vende të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë në disa vende të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në 14:00 dhe nga ora 09:00 deri në 16:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara dhe pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

1. Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Shiroka (kodi: 32000019) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Fshati Shirokë dhe një pjesë e rrugës 560 Brigada 123.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.