KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

09.08.2022

Gjatë ditës së nesërme në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive (ndërrimi/përforcimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve). Nga TS 110/10 kV Theranda  do të ndërprehet: Dalja 10 kV […]

KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së nesërme në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive (ndërrimi/përforcimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve).

Nga TS 110/10 kV Theranda  do të ndërprehet: Dalja 10 kV Gjinovci  (kodi: 32000003) prej ores 09:00 deri në ora 14:00.

Vendet: fshatrat: Gjinoc, Greikoc, Leshan (një pjesë), Sallagrazhdë, Shirokë (një pjesë), Topliqan (një pjesë) dhe Gelancë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive (ndërrimi/përforcimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve).