KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

28.10.2022

KEDS ka njoftuar se të shtunën, më 29 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 15:00 dhe nga ora 09:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e […]

KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se të shtunën, më 29 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së shtunë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 15:00 dhe nga ora 09:00 deri në ora 14:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të mirëmbajtjes preventive, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara dhe punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

1. Nga NS 110/10[kV] Theranda  do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Mamusha (kodi: 32000006) nga ora 10:00 deri në ora  15:00.

Vendet: fshatrat: Leshan, Mamushë (një pjesë), Nepërbisht dhe Tërnje.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

2. NS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet: NS 10/0.4[kV] TS Reshtani rr.e Reshtani (kodi: 32000017002)  nga ora 09:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Një pjesë e Reshtanit në rr.Reshtani.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.