KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

11.10.2022

KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 12 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në 17:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike […]

KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 12 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në 17:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të projekteve investive, ndërrimi i izolatorëve dhe përçuesit në kuadër të Lot 8.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 Budakova (kodi: 32000008) prej orës 09:00 – 12:00 si dhe nga 14:00 – 17:00.

Vendet: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqine I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II, Budakova

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i izolatorëve dhe përçuesit në kuadër të Lot 8.