KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra dhe rrugë të Suharekës do të mbesin pa rrymë

12.10.2022

KEDS ka njoftuar se të enjten, më 13 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në 15:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të zhvendosjes […]

KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra dhe rrugë të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar se të enjten, më 13 tetor në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në 15:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të zhvendosjes së shtyllës së dyfishtë metalike për shkak të rrëshqitjes së dheut, evitim rreziku.

1. Nga NS 110/10kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10kV Rruga e Reçanit (Kodi: 32000005)  nga ora 10:00 deri në 15:00.

Vendet: Pjesët periferike të Therandës (rr.Reçani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.

 Arsyeja: Zhvendosja e shtyllës së dyfishtë metalike për shkak të rrëshqitjes së dheut, evitim rreziku.

2. NS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Budakova (kodi: 32000008) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: fshatrat: Budakovë, Çadrak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reçan, Staravuçinë dhe Vërshec.

Arsyeja: Zhvendosja e shtyllës së dyfishtë metalike për shkak të rrëshqitjes së dheut, evitim rreziku.