KEDS njofton për punime, nesër 8 fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë

24.05.2022

Gjatë ditës së nesërme në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në 14:00, shkruan SuharekaOnline. Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të revizionit në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara. NS 110/10  kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV  Peqani (kodi: 32000007) […]

KEDS njofton për punime, nesër 8 fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së nesërme në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri në 14:00, shkruan SuharekaOnline.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të revizionit në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

NS 110/10  kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV  Peqani (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: fshatrat: Bllacë, Breshanc, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetisht dhe Sllapuzhan.

Arsyeja: Revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.