KEDS njofton për punime, nesër 11 fshatra të Suharekës do të mbesin 7 orë pa rrymë
- 23.06.2022
- 0 komente
KEDS ka njoftuar se nesër (e premte) në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së nesërme në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në 16:00, shkruan SuharekaOnline.
Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për siguri të sistemit, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.
Në NS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Budakova (kodi: 32000008) prej orës 09:00 – 16:00.
Fshatrat: Budakovë, Çadrak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.
Arsyeja : Ndërprerje për siguri të sistemit, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.
KOMENTE0
Leave a Reply