Katër të vdekur në aksidente trafiku në dy ditët e fundit, një në Suharekë

Brenda dy ditëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën në aksidente trafiku në rrugët e Kosovës.

Katër të vdekur në aksidente trafiku në dy ditët e fundit, një në Suharekë

Më 26 dhjetor rreth orës 18:25, si pasojë e përplasjes së një veture me kamion ndërruan jetë dy persona, nip e axhë në Zajm të Klinës, M.G dhe A.G.

Sipas Policisë së Kosovës, këta dy persona fillimisht kishin pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pastaj u dërguan në Spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar kishte njoftuar se ata kishin arritur atje pa shenja jete.


Ndërkaq, dje rreth orës 12:53, në dalje të fshatit Talinovc të Muhaxherëve në Ferizaj, ka humbur jetën një 36 vjeçare si pasojë e një vetaksidenti.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë.

Derisa po voziste një 18-vjeçar kishte humbur kontrollin mbi automjet, kështu duke kaluar në anën e kundërt të drejtimi të lëvizjes, ku e ka goditur një shtyllë elektrike të betonit.

Ndërsa, dje rreth orës 20:00 në Suharekë ka humbur jetën një person I.J (emër i njohur për redaksinë) pasi u godit nga një veturë.

Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person këmbësor janë përfshirë në këtë aksident.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas raportimeve tjera do të njoftoheni për detajet, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisës së Kosovës Daut Hoxha.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë