Katër rastet e sotme në Komunën e Suharekës: Bllacë, Greikoc dhe Suharekë

15.08.2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Nga 145 rastet pozitive të konfirmuara nga IKSHPK, 4(katër) raste janë shënuar në Komunën e Suharekës. […]

Katër rastet e sotme në Komunën e Suharekës: Bllacë, Greikoc dhe Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive.

Nga 145 rastet pozitive të konfirmuara nga IKSHPK, 4(katër) raste janë shënuar në Komunën e Suharekës.

Sipas IKSHPK-së 4 rastet e sotme janë: 2 në Bllacë, 1 Greikoc dhe 1 në Suharekë.

Gjithashtu IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 ore në Kosovë janë shëruar 144 pacientë.