Katër këmbësor dërgohen në spital pasi u goditën nga një veturë në Suharekë, arrestohet shoferi

13.01.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëm rreth orës 18:40 në rrugën “Brigada123” në Suharekë, afër Viva Fresh ku kanë mbetur të lënduar 4 persona, shkruan SuharekaOnline. Lidhur […]

Katër këmbësor dërgohen në spital pasi u goditën nga një veturë në Suharekë, arrestohet shoferi Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëm rreth orës 18:40 në rrugën “Brigada123” në Suharekë, afër Viva Fresh ku kanë mbetur të lënduar 4 persona, shkruan SuharekaOnline.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë detaje ku ka njoftuar se një person i cili ishte duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur katër këmbësor tre meshkuj dhe një femër të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Brigada 123, Suharekë 12.01.2023-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka goditur katër këmbësor tre meshkuj dhe nj femër të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimat  janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.