Kaq qytetarë të Suharekës u shkurorëzuan gjatë vitit 2019

24.07.2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2019”. Në vitin 2019, në Kosovë gjithsej ishin shkurorëzuar 815 çifte bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptar 97.8%, Serb 0.2%, Turk 0.1%, Boshnjak 0.6%, Rom, Ashkali, Egjiptian 0.0% dhe të tjerë me 1.2%. Në vitin 2019 në Komunën e […]

Kaq qytetarë të Suharekës u shkurorëzuan gjatë vitit 2019 Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2019”.

Në vitin 2019, në Kosovë gjithsej ishin shkurorëzuar 815 çifte bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptar 97.8%, Serb 0.2%, Turk 0.1%, Boshnjak 0.6%, Rom, Ashkali, Egjiptian 0.0% dhe të tjerë me 1.2%.

Në vitin 2019 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 21 shkurorëzime, ku prej tyre 6 ishin të moshës 20-24 vjeçare, 6 ishin të moshës 25-29, 4 (30-34), 2 (40-44) dhe 3 të moshës (45 – 49).

Në nivel vendi femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptare 78.8 %, Serbe 0.2%, Turke 0.2%, Boshnjake 0.9%, Rome, Ashkalike, Egjiptiane 0.0% dhe të tjerë 19.9%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 13.1%, viti i dytë me 12.9% dhe më pak se një vit 9.9% e të shkurorëzuarve etj.