Kaq çifte u kurorëzuan në Komunën e Suharekës gjatë viteve 2005-2019

01.07.2021

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) prezanton për përdoruesit Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2021. Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës është botuar, për herë të parë në vitin 2014, si një nga botimet më të veçanta, më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Qëllimi kryesor i […]

Kaq çifte u kurorëzuan në Komunën e Suharekës gjatë viteve 2005-2019 Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) prezanton për përdoruesit Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës është botuar, për herë të parë në vitin 2014, si një nga botimet më të veçanta, më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Qëllimi kryesor i Vjetarit Statistikor është të sigurojë në një botim të vetëm, një përmbledhje të plotë të statistikave sociale, ekonomike dhe bujqësore, për një periudhë të caktuar.

Vjetari Statistikor prezanton, në mënyrë të detajuar dhe në baza vjetore, statistika të një game të gjerë temash statistikore nga sektorët përgjegjës të ASK-së. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Republikën e Kosovës.

Në këtë publikim gjithashtu përmblidhen edhe kurorëzimet në komuna për vitet 2005-2019.

SuharekaOnline ka siguruar numrin e kurorëzimeve përgjatë këtyre viteve, ku bëhet e ditur se numri i kurorëzimeve në këtë komunë ka shënuar rritje.

Në Komunën e Suharekës numri më i madh i kurorëzimeve ishte në vitin 2018, ku gjatë këtij viti numri i kurorëzimeve ishte 852.

Ndërsa në total përgjatë viteve 2005-2019 në Komunën e Suharekës u kurorëzuan gjithsej 10 mijë e 94 çifte.

VitiNr. i kurorëzimeve në
Komunën e Suharekës
%
20055733.06%
20065763.06%
20077014.02%
20087464.02%
20098304.01%
20107334.00%
20116704.005
20126363.07%
20135103.05%
20145043.01%
20155113.01%
20167084.04%
20177344.03%
20188525.01%
20198104.06%
TOTAL10,094