Kaq biznese u regjistruan dhe u shuan në tre muajt e fundit në Suharekë

29.10.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e tretë (TM3) 2021. Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021 gjithsej janë regjistruar 2 479 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2021) ka një rënie për (-11.8%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e […]

Kaq biznese u regjistruan dhe u shuan në tre muajt e fundit në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e tretë (TM3) 2021.

Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021 gjithsej janë regjistruar 2 479 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2021) ka një rënie për (-11.8%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2020) ka rënie për (-4.4%) të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 625 ndërmarrje të regjistruara (25.21%); Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 295 ndërmarrje të regjistruara (11.9%); Prodhim me 249 ndërmarrje të regjistruara (10.04%); Aktivitete të shërbimeve të tjera me 222 ndërmarrje të regjistruara (8.96%); Ndërtimtari me 206 ndërmarrje të regjistruara (8.31%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar ishin gjithsej 2 401 ndërmarrje të regjistruara, në këtë tremujor (96.8%); me 5 deri 9 të punësuar ishin 53 sosh (2.1%); me 10 deri në 19 të punësuar ishin 20 ndërmarrje të regjistruara (0.8%); me 20 deri 249 të punësuar ishin 3 ndërmarrje të regjistruara (0.1%); ndërsa, në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, ishin dy (2) ndërmarrje të regjistruara.

Ndërkaq, në tremujorin e tretë të vitit 2021, në Komunën e Suharekës janë regjistruar 36 biznese, prej tyre 2 me aktivitet të prodhimit, një me aktivitet në furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash, 3 me ndërtimtari, 4 me tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave, 2 biznese me aktivitet në transport dhe ruajtje, 4 në akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim, 2 në informacion dhe komunikim, 1 në aktivitet financiare dhe dhe sigurimit, 3 në aktivitet profesionale, shkencore dhe teknike, 1 në aktivitete administrative dhe mbështetëse, 2 në arsim, 6 në art, zbavitje dhe rekreacion dhe 5 në aktivitete të shërbimeve tjera.

Ndërsa, sa i përket ndërmarrjeve individuale në tre mujorin e fundit të 2021’s janë regjistruar 19 biznese, dhe 43 biznese u regjistruan si ndërmarrje jo-individuale.

Kurse në Komunën e Suharekës në tre muajt e fundit të këtij viti janë shuar 11 biznese, 6 prej tyre ishin me aktivitet të tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave, 1 në aktivitete të shërbimeve tjera dhe 4 në nuk ka të dhëna nga ARBK.