Kanosja e një deputeti në pyllin e fshatit Bukosh, arrestohet i dyshuari 34 vjeçar A.A

  • 14.03.2023
Kanosja e një deputeti në pyllin e fshatit Bukosh, arrestohet i dyshuari 34 vjeçar A.A

Me datë 12 mars 2023, rreth orës 15:00 Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga një ankues, se në bjeshkët e fshatit Bukosh ishin kanosur nga disa persona të dyshuar, të cilët i kishte hasur duke bartur dru me dy traktor.

Pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të  Suharekës, të mbështetur  nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejt,  kanë dal në vendin e ngjarjes, aty takuar ankuesit , njëri deputet në Parlamentin Republikës së Kosovës ndërsa tjetri roje e Parkut Nacional.

Sipas ankuesve, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshimtit nuk kanë  pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sopat dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.


Nga policia në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “ Kanosje” dhe kanë filluar hetimet në identifikimin e të dyshimtit.

Sot me datë 14.03.2021 është identifikuar i  dyshuari  (A.A. 34 vjeç, nga komuna e Suharekës) për të cilin ekziston dyshimi i bazuar që ka kanosur viktimat.

Në prezence të avokatit mbrojtës  i dyshuari është deklaruar për incidentin, në deklarimin e tij ai pohon të këtë pasur një mosmarrëveshje dhe fjalosje me viktimat, por mohon qe ka përdor fjale kanosëse.

Me aktvendim te Prokurorit  të Shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren i dyshuari ndalohet në ndalim policor për 48 orë./IndeksOnline/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë