Kanoset një person në Suharekë, Policia sekuestron një çekan në shtëpinë e të dyshuarit
- 17.03.2023

Rastet e kanosjeve mes personave për arsye të ndryshme janë të shumta, madje ato raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës.
Një rast i tillë është raportuar të enjten në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se dje rreth orës 11:15 një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një tjetër është kanosur nda i dyshuari.
Poashtu, pas denoncimit policia njofton se ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit në rrugën “Nëna Terezë” në Suharekë, ku është sekuestruar një çekan.
Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.