Kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala përcjell nga afër procesin e korrje-shirjeve

02.07.2021

Kryetari i degës dhe njëherit kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka përcjellur nga afër procesin e korrjeve-shirjeve, në fshatin Leshan. Gjatë takimit me fermerë, Shala u njoftua me sfidat dhe problemet që ballafaqohet sektori i bujqësisë. Shala u zotua se në platformën e LDK-së tashmë […]

Kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala përcjell nga afër procesin e korrje-shirjeve Foto: Ilustrim

Kryetari i degës dhe njëherit kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka përcjellur nga afër procesin e korrjeve-shirjeve, në fshatin Leshan.

Gjatë takimit me fermerë, Shala u njoftua me sfidat dhe problemet që ballafaqohet sektori i bujqësisë.

Shala u zotua se në platformën e LDK-së tashmë ekziston projekti i detajuar i mbështetjes për bujqit e fermerët me qëllim të rritjes së prodhimeve bujqësore dhe planifikimi për asistimin institucional për eksportin e tyre në tregun e jashtëm.