“Jetimat e Ballkanit” bashkë me Komunën do të ndërtojnë 30 shtëpi në Suharekë

25.06.2020

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për t’i ndihmuar familjet në nevojë për ndërtimin e 30 shtëpive në Komunën e Suharekës. Komuna e Suharekës, në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, “Cima Construction” si dhe qytetari ynë që jeton në […]

“Jetimat e Ballkanit” bashkë me Komunën do të ndërtojnë 30 shtëpi në Suharekë Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për t’i ndihmuar familjet në nevojë për ndërtimin e 30 shtëpive në Komunën e Suharekës.

Komuna e Suharekës, në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, “Cima Construction” si dhe qytetari ynë që jeton në Londër z.Xhavit Krasniqi nga fshati Dubravë, kanë nënshkruar Marrëveshjen për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Kryetari Muharremaj, ka falënderuar Hoxhë Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit, shkruan SuharekaOnline.

Hoxhë Halil Kastrati ka falënderuar kryetarin Muharremaj për bashkëpunimin e treguar për sa vite për t’i ndihmuar familjet të cilat kanë nevojë.

Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna obligohet që për secilën shtëpi të participojë një shumë, ndërsa pjesa tjetër mbetet nga Shoqata Bamirëse “Jetima e Ballkanit” përmes donatorëve.