Itali, si erdhi deri te vrasja e 45-vjeçarit nga Vraniqi, ky është versioni i familjarëve

14.10.2022

Vrasja e R.Kolgecit në Treviso të Italisë, pikëlloi familjen e tij në Vraniq të Suharekës. Kumtin e zi ata e morën nga mbesa e 45-vjeçarit që gjendet në Itali. Për rastin familja nuk ka shumë informacion veçse dyshon se përleshjes me thika i priu një borxh prej rreth 500 euro që disa ish punëtorë nga […]

Itali, si erdhi deri te vrasja e 45-vjeçarit nga Vraniqi, ky është versioni i familjarëve Foto: Ilustrim

Vrasja e R.Kolgecit në Treviso të Italisë, pikëlloi familjen e tij në Vraniq të Suharekës.

Kumtin e zi ata e morën nga mbesa e 45-vjeçarit që gjendet në Itali.

Për rastin familja nuk ka shumë informacion veçse dyshon se përleshjes me thika i priu një borxh prej rreth 500 euro që disa ish punëtorë nga Samadrexha ia kishin të ndjerit.

SuharekaOnline ka mësuar se pjesëmarrësit e tjerë, rreth 20 burra, u plagosën, disa më lehtë e disa më rëndë. Disa prej tyre janë shtruar në urgjencë, të tjerët sipas dëshmive kanë ikur përgjatë bregut të lumit Sile.

Familja Kolgeci mohon se ishin në dijeni për këtë mosmarrëveshje.

E i ndjeri para një muaji e gjysmë shkoi nga Kosova në Itali, ku me vëllain e nipat që mbetën të plagosur punonin si suvatues.

https://www.youtube.com/watch?v=jykeU5MNZdg&feature=emb_logo