Incidente zjarri, vjedhje, falsifikim i parasë – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

31.03.2022

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 7 aksidente trafiku, një dhunë në familje, një falsifikim i parasë dhe dy […]

Incidente zjarri, vjedhje, falsifikim i parasë – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 7 aksidente trafiku, një dhunë në familje, një falsifikim i parasë dhe dy raste të lëndimit të lehtë trupor.

Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave janë proceduar këto raste: 8 vjedhje, dy kanosje, dy incidente zjarri, një hyrje e pa-autorizuar në sistemin kompjuterik dhe një mashtrim.

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 366 tiketa trafiku, janë realizuar 33 urdhëresa të gjykatës, e po ashtu policia ka mbajtur edhe ligjerata nëpër shkolla me temë: “Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit”.