IHMK paralajmëron reshje shiu e breshëri, drejtoria e Bujqësisë në Suharekë kërkon nga fermerët kujdes të shtuar

06.06.2022

Sipas IHMK-së, në këto kushte meteorologjike në vendin tonë do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi e vende-vende parashihen edhe reshje breshëri. Ndërkaq, nga drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Suharekës, përmes një njoftimi thuhet se sipas IHMK-së reshje të dendura të shiut dhe breshërit […]

IHMK paralajmëron reshje shiu e breshëri, drejtoria e Bujqësisë në Suharekë kërkon nga fermerët kujdes të shtuar Foto: Ilustrim

Sipas IHMK-së, në këto kushte meteorologjike në vendin tonë do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi e vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.

Ndërkaq, nga drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Suharekës, përmes një njoftimi thuhet se sipas IHMK-së reshje të dendura të shiut dhe breshërit pritet të ketë edhe në territorin e komunës sonë.

Andaj, drejtoria e Bujqësisë ka kërkuar nga të gjithë fermerët që sipas mundësive të tyre të kenë kujdes të shtuar pasi mund të pësojnë dëme të pariparueshme.

Nga kjo drejtori kanë theksuar se natyrisht që do të jenë në dispozicionin e fermerëve 24 orë që të ju asistojnë sipas mundësive që kanë deri në tejkalimin e kësaj situate.