I vetmi shqiptar që Hashim Thaçi e merr seriozisht është Albin Kurti

  • 31.03.2018
  • Comments Off on I vetmi shqiptar që Hashim Thaçi e merr seriozisht është Albin Kurti

I vetmi shqiptar që Hashim Thaçi e merr seriozisht është Albin Kurti

Presidenti i Vetmuar!

Doli në konferencë me mëngë përvjelur të këmishës dimërore, pa setër, thuajse u dalë me qitë pleh.


Nervoz. I ishin zvogëlu sytë prej dëshpërimit.

Presidenti Hashim Thaçi është plotësisht i vetmuar, e vetmia të çon në ferr, shkaku se të shtyen ta bësh ujkun-dajë, aq e rëndë që është vetmia.

Ndërsa po e shohim se Kosova është braktisur nga Evropa (pa marrë parasysh çfarë standardesh plotëson Kosova, për BE-në Kosova mbetet inferiore dhe e padukshme).

Ka ardhur puna deri këtu sa as ambasadori i Britanisë në Kosovë nuk merret më me Kosovën, ndërsa statuset e ambasadorit të Amerikës përditë e më shumë po bëhen më të palexueshme.

Shqipëria bën tregti me kufirin me Kosovën, për të krijuar distancë me Kosovën;
Serbia kërcënon me luftë, hyn e del nga Kosova si fantazma nëpër terr;
Mogerini nuk e fsheh lezetin kur ndodhet pranë Vuçiçit ndërsa nuk arrin ta fsheh neverinë e madhe dhe antipatinë kur ndodhet pranë Thaçit;
na paragjykojnë si myslimanë dhe tani kemi mbetur të izoluar nga të gjitha anët.

Në momentet e vetmisë së madhe (vetmia është ndjenja më e rëndë, është mallkim) vetmitari, thoshte Zaratustra, ia shtrin dorën njeriut të parë që takon në rrugë.

Prandaj askush nuk është më i rrezikuar sesa vetmitari.
Kështu, i ndodhur para problemeve të mëdha, i izoluar nga të huajt dhe nga të vetët, Presidenti Hashim Thaçi si shpëtimtar në këso rastesh e sheh Rexhep Erdoganin, dhe nuk ka faj që e sheh si të tillë.

Sepse, kur askush nuk të do, ti i gjuhesh atij që të do, se i vetëm askush nuk mbijeton dot. Në këto raste, ti nuk e zgjedh Erdoganin, por e mbledh si njeriun e vetëm që të ka mbetur.

Presidenti Erdogan nuk ja ka çel
telefonin Presidentit Thaçi për shumë arsye:
– nuk qe i zoti ta ndryshojë historinë e Kosovës (ta fshijë pushtuesin osman nga historia jonë, qysh kërkonte Erdogani), sepse ndërhyri Angela Merkel e i tha ‘stop’;
– nuk qe i zoti t’i mbyll shkollat e Gylenit, kur ia lypi Erdogani.
– Dhe disa kërkesa tjera…më të vogla.

Në momentin që Presidenti Thaçi i dëboi profesorët ‘gylenistë’ (por shkollat nuk ua mbylli), Erdogani ia çeli telefonin Thaçit dhe hatri i tij e thirri në telefon Vuçiçin dhe i tha ‘mos’!

Mbështetja e Presidentit Erdogan për Presidentin Thaçi është jetike. Nuk e ka zgjedhur Thaçi-Erdoganin, por i ka mbetur i vetmi që e merr seriozisht.

Sa i përket akuzave të Presidentit Thaçi për Albin Kurtin dhe lidhjet e tij me Iranin, ato akuza qesharake tregojnë se i vetmi shqiptar që Hashim Thaçi e merr seriozisht është Albin Kurti.

P.S. Por peticionin për shkarkimin e tij nuk do ta nënshkruaj, shkaku se e kam si njëfarë ‘Daje'(Turiqevc-Brojë), më keshin familja .

KOMENTE0
N'minuta
Zëri i Qytetarëve
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë