“I ke bërë krenarë krejt Kosovën”, kryetari Muharremaj pret në takim Gjonin pas suksesit që shënoi në Eurovision 2021

27.07.2021

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur sot në takim Gjon Muharremajn, këngëtari shqiptar i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Gjoni ndryshe njihet me emrin artistik si Gjon’s Tears, i cili e renditi Zvicrën të tretën në festivalin e madh evropian, Eurovision 2021. Votimi i publikuar e renditi atë të tretin, por […]

“I ke bërë krenarë krejt Kosovën”, kryetari Muharremaj pret në takim Gjonin pas suksesit që shënoi në Eurovision 2021 Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur sot në takim Gjon Muharremajn, këngëtari shqiptar i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Gjoni ndryshe njihet me emrin artistik si Gjon’s Tears, i cili e renditi Zvicrën të tretën në festivalin e madh evropian, Eurovision 2021.

Votimi i publikuar e renditi atë të tretin, por kënga “Tout I’Univers” ishte renditur e para nga juria profesionale, e kjo e ka bërë shqiptarin më të arritur në skenën e Eurovisionit.

Gjon Muharremaj i cili me prejardhje është nga fshati Gjinoc i Suharekës, është pritur në takim nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Kështu ka bërë të ditur kryetari Muharremaj përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ai ka treguar momentet nga mikpritja që i ka bërë në zyrë djalin e xhaxhait të tij, i cili e ka bërë krenarë Kosovën.

“Na ke bërë krenarë Suharekën, unë si i familjes në radhë të parë, krejt Kosovën i ke bërë krenarë, e ke bërë [krenarë] edhe Shqipërinë”, i thotë Bali Muharremaj, djalit të xhaxhait të tij.

I pari i Suharekës gjithashtu i ka dhënë atij edhe mirënjohje dhe një pikturë dhuratë të punuar nga bashkëluftëtar i tij gjatë luftës.

“Ndjehem shumë krenar që jam këtu, që jam i Suharekës, i Gjinocit, për mua ishte një gëzim i madh të i përfaqësoj edhe Kosovën edhe Shqipërinë. Unë kam lindur në Zvicër por i kam prindërit nga këtu, e kam origjinën nga këtu dhe është kënaqësi e madhe të iu tregoj të tjerëve që kemi shumë talente në Kosovë, që kemi shumë talente edhe në Shqipërinë e madhe”, është shprehur Gjon Muharremaj pas pranimit të mirënjohjes.