I buzëqeshur pranë fëmijëve të veshur kuq e zi, Muharremaj publikon foto nga sheshi i qytetit

25.11.2022

Nxënës dhe mësues nga shkollat e Komunës së Suharekës kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme për festat e nëntorit. Në sheshin e Qytetit të Suharekës sot janë organizuar aktivitete në nderim të festave të nëntorit, të cilat festohen nga çdo shqiptar. I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili njihet si kryetari që nuk […]

I buzëqeshur pranë fëmijëve të veshur kuq e zi, Muharremaj publikon foto nga sheshi i qytetit Foto: Ilustrim

Nxënës dhe mësues nga shkollat e Komunës së Suharekës kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme për festat e nëntorit.

Në sheshin e Qytetit të Suharekës sot janë organizuar aktivitete në nderim të festave të nëntorit, të cilat festohen nga çdo shqiptar.

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili njihet si kryetari që nuk e kalon ditën e tij në zyre, po gjithonë është në terren afër qytetarëve, sot ka publikuar një fotografi ku shihet afër disa fëmijëve të veshur kuq e zi, në sheshin e qytetit.

Muharremaj në rrjetin e tij social facebook ka publikuar fotografi me disa fëmijë ku shihet afër tyre i buzëqeshur.

Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj shpeshëherë e shohim afër fëmijëve në aktivitete të ndryshme.