I arrestuari që nuk pagoi 1.600 euro për hotel në Prizren është 16 vjeçari D.K nga Reshtani i Suharekës

12.01.2023

Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim. Sipas policisë bëhej e ditur se i dyshuari, 16 vjeçar, kishte mashtruar pronarin e një hoteli duke mos paguar qëndrimin e tij në hotel, raporton SuharekaOnline. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1 mijë e 600 […]

I arrestuari që nuk pagoi 1.600 euro për hotel në Prizren është 16 vjeçari D.K nga Reshtani i Suharekës Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim.

Sipas policisë bëhej e ditur se i dyshuari, 16 vjeçar, kishte mashtruar pronarin e një hoteli duke mos paguar qëndrimin e tij në hotel, raporton SuharekaOnline.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1 mijë e 600 euro.

Gjatë ditës së mërkurë KlanKosova kishte realizuar një intervistë me pronarin e hotelit ku pretendohet se në gusht të vitit 2022 kishte qëndruar për dy javë 16 vjeçari me inicialet D.K nga Reshtani i Suharekës, i cili kishte mashtruar pronarin e hotelit dhe nuk kishte paguar për qëndrimin e tij në hotel.

Përveç shpenzimeve të qëndrimit në hotel të cilat arrijnë shumën prej 900 eurosh, D.K pronarit i kishte kërkuar ndihmë duke ia kërkuar edhe 700 euro të tjera.

“Ai zotria ka hanger pica, edhe ato pica të shtrejta, jo të thjeshta edhe ai i hajke picat na i kemi pagu, edhe pas picave u dashke me i qu red&bull të ftohtë për me shpërla gojën se i jetke keq, edhe na paguj, ai ha na paguj” u shpreh pronari i hotelit ku kishte qëndruar 16 vjeçari nga Reshtani i Suharekës.

Pronari tregon se pas largimit të D.K nga hoteli, kishin kuptuar se i njejti kishte tre telefonat me vete dhe nga ta i dërgonte mesazhe pronarit kinse po u shkruan daja, halla e nëna e 16 vjeçarit.

“Ka qu mesazh se e kam dajën polic, vjen daja me datën 27 se është në pushim, vjen edhe i paguan parat, edhe të borxhit që i ka marr edhe dhomën” tha pronari.

Policisë së Kosovës iu deshën plotë 4 muaj që ta gjenin e arrestonin të dyshuarin 16 vjeçar D.K nga Reshtani i Suharekës.

Policia ka thënë se në bazë të deklaratës së të dyshuarit, ai ka qenë në Mal të Zi gjatë kësaj periudhe kohore.