Hodhi mbeturina, inspektorët e Suharekës e gjobitin një person me 100€

14.02.2022

Qytetarët e pandërgjegjshëm që po hedhin mbeturina në hapësirat publike, po gjobiten nga ana e inspektorëve komunal. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se nuk do të ketë asnjë kompromis me ndotësit e ambientit. Një person është dënuar për hudhje të mbeturinave në Biraq, dhe për këtë është dënuar nga inspektorët komunal. […]

Hodhi mbeturina, inspektorët e Suharekës e gjobitin një person me 100€ Foto: Ilustrim

Qytetarët e pandërgjegjshëm që po hedhin mbeturina në hapësirat publike, po gjobiten nga ana e inspektorëve komunal.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se nuk do të ketë asnjë kompromis me ndotësit e ambientit.

Një person është dënuar për hudhje të mbeturinave në Biraq, dhe për këtë është dënuar nga inspektorët komunal.

Muharremaj ka shtuar se qytetarët në Komunën e Suharekës nuk do ta tolerojnë ndotjen.