Haset në para të falsifikuara në Suharekë, policia po e heton rastin

27.05.2023

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera. Mirëpo në shumë raste, disa persona me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, […]

Haset në para të falsifikuara në Suharekë, policia po e heton rastin Foto: Ilustrim

Paratë, jo gjithmonë, por pothuajse çdo herë janë të rëndësishme për njerzit, të cilët i përdorin ato për nevojat e tyre, qofshin ato elementare, të nevojshme, të obligueshme apo edhe raste të tjera.

Mirëpo në shumë raste, disa persona me apo pa vetëdije fusin në qarkullim dhe deponojnë para të falsifikuara në vende të ndryshme, dukuri kjo e cila është mjaft shqetësuese për shoqërinë.

Një rast i parave të falsifikuar është raportuar edhe në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Një person ka raportuar se është deponuar një kartëmonedhë në vlerë prej 100 eurosh, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Suharekë 26.05.2023 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është deponuar një monedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.” thuhet në raportin e policisë.