Hajnat hynë me forcë në një shtëpi në Greikoc, vjedhin stoli ari

16.01.2023

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, të cilat jo rrallë herë raportohen në polici. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Greikoc të Suharekës, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën mbrëma rreth orës 19:40 një personn ka lajmëruan […]

Hajnat hynë me forcë në një shtëpi në Greikoc, vjedhin stoli ari Foto: Ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, të cilat jo rrallë herë raportohen në polici.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Greikoc të Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën mbrëma rreth orës 19:40 një personn ka lajmëruan policinë se persona të panjohur kanë vjedhur në shtëpinë e tij.

Sipas deklaratës së ankuesit në polici thuhet se të panjohurit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti në fjalë është duke u hetuar dhe deri më tani nuk është identifikuar apo arrestuar ndonjë person.