Greikoc, djemtë kanosin nënën përmes mesazheve në telefon

17.04.2021

Rastet e kanosjeve përmes telefonit në Kosovë janë majft të shpeshta për të cilat pothuajse çdo ditë raportohet në polici. Një rast i tillë ka ndodhur edhe të mërkurën në fshatin Greikoc të Suharekës, ku dy djemë kanë kanosur nënën e tyre përmes mesazheve në telefon. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë […]

Greikoc, djemtë kanosin nënën përmes mesazheve në telefon Foto: Ilustrim

Rastet e kanosjeve përmes telefonit në Kosovë janë majft të shpeshta për të cilat pothuajse çdo ditë raportohet në polici.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të mërkurën në fshatin Greikoc të Suharekës, ku dy djemë kanë kanosur nënën e tyre përmes mesazheve në telefon.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka treguar se me datë 14.04.2021 rreth orës 19:00 një grua ka raportuar në polici se ka marrë mesazhe me përmbajtje fyese nga djemtë e saj përmes telefonit dhe viberit.

Osmanollaj ka thënë se konsultim me prokurorin kujdestar të shtetit është dhënë urdhër që rasti në fjalë të shkojë me procedurë të rregullt, pasi që njëri nga djemtë është jasht shtetit dhe tjetri punon në Prishtinë.