Greikoc, arrestohet një person i kërkuar nga policia – dërgohet në vuajtje të dënimit
- 15.03.2023

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë apo mos të vuaj dënimin e caktuar.
Së fundmi një person të tillë e ka arrestuar Policia e Kosovës në Greikoc të Suharekës, raporton SuharekaOnline.
Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar raportohet se është kryer dje rreth orës 15:00, arrestim ky në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
I kërkuari mashkull kosovar pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Fsh.Grejkoc, Suharekë 14.03.2023 -15:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.” thuhet në njoftimin e policisë.