Granti i Performancës Komunale, MAPL ndan 4.35 milion euro për komunat

Granti i Performancës Komunale, MAPL ndan 4.35 milion euro për komunat

Sot gjatë ditës është mbajtur takimi i Komisionit të Grantit të Performancës Komunale në përbërje të përfaqësuesve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Agjencisë Suedeze, Ambasadës Norvegjeze, Zyrës Kombëtare të Auditimit, BIRN dhe INPO.

Takimi i Komisionit të Grantit është hapur dhe kryesuar nga zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të MAPL-së z. Trim Berisha, ndërkaq në fjalën hyrëse u adresua Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi i cili theksoi se ndarja e grantit për komunat është e një rëndësie të veçantë, duke marrë parasysh nevojat e komunave si dhe  ngritjen e performacës komunale në ofrimin e shërbimeve sa më të mira dhe më cilësore  për qytetarët.

Gjithashtu, Ministri Krasniqi potencoi se tani është koha adekuate që të rrisim bashkëpunimin dhe koordinimin me donatorët dhe akterët e përfshirë. Mbështetja e MAPL-së do të jetë e vazhdueshme dhe në pajtueshmëri me donatorët.


Drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë znj. Katharina Stocker theksoi se ky takim dëshmon përkushtimin e përbashkët të të gjitha palëve me qëllim që të kemi një proces transparent dhe të qëndrueshëm.

Në këtë takim nga Komisioni Teknik u prezantua Raportin i ri-vlerësimit të performancës komunale 2019, i cili pas diskutimit të përbashkët nga të pranishmit u aprovua në parim nga Komisioni i Grantit të Përformancës. Pas aprovimit në parim të raportit të gjitha Komunat do të njoftohen me rezultatet e tyre, ndaj të cilave mund të parashtrojnë ankesë brenda 7 ditëve.

Me përmbylljen e këtij procesi, do të nënshkruhen marrëveshjet e Mirëkuptimit me Komunat përfituese në vlerë të përgjithshme 4,350,000. Euro, për projekte kapitale në dobi të qytetarëve.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë