Gjykata Supreme refuzon 15 ankesa të kandidatëve për asamble, një prej tyre nga Suhareka

Kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme kanë përfunduar të gjitha ankesat e kandidatëve për asamble komunale, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me parregullsitë e pretenduara në zgjedhjet lokale 2021.

Gjykata Supreme refuzon 15 ankesa të kandidatëve për asamble, një prej tyre nga Suhareka

Kolegjet gjyqësore kanë vendosur si në vijim:

Me aktgjykimin AA nr.64/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të A.Sh., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.


Me aktgjykimin AA nr.66/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur lidhur me ankesën e kandidatit Bashkim Ndrecaj, kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Suharekë, nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr.68/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të N.H., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr. 69/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të subjektit politik Lëvizja për Goren- PG, Iniciativa Qytetare e Gores –GIG dhe Partia Unike Gorane (JGP), lidhur me kërkesën e tyre për anulimin e votave të ardhura për Kuvendin Komunal për Komunën e Dragashit nga shtetet, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Malit të Zi, për Zgjedhjet lokale të mbajtura më datë 17 tetor 2021, për Kuvend Komunal, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tyre të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr.70/2021 kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur lidhur me ankesën e M.I., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal të Lipjanit, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur  kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr. 71/2021, kolegji i Gjykatës Supreme duke vendosur për ankesën e A. B., kandidat për deputet në Kuvendin e Komunës së Lipjanit, nga subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr.72/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të R.R., kandidatit për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Lipjanit, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr.73/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të E.Xh., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës nga subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr.74/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në cështjen juridike të S.K., e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr.75/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të B. P., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr.76/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të A.B, kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Fushë Kosovës nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr. 77/2021, kolegji i Gjykatës Supreme duke vendosur sipas ankesës së A.C., kandidatit për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Drenasit, nga subjekti  politik, Demokratët për Drenas, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr.78/2021, kolegji i Gjykatës Supreme duke vendosur lidhur me ankesën e S.M., sekretar i subjektit politik Nisma Socialdemokrate, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr.79/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të L.P., kandidate për anëtare të Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit, nga subjekti politik  Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e saj, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Me aktgjykimin AA nr.80/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të Q.R., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Istogut, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë